Turqia publikon një mesazh për 27-vjetorin e gjenocidit në Ruandë

Turqia bëri të ditur se në 27 vjetorin e gjenocidit kundër tutsive, kujtojnë edhe një herë me hidhërim të thellë një nga mizoritë më të rënda në historinë e kohëve të fundit të njerëzimit, e cila ndodhi në Republikën e Ruandës në vitin 1994.

1616453
Turqia publikon një mesazh për 27-vjetorin e gjenocidit në Ruandë

Turqia bëri të ditur se në 27 vjetorin e gjenocidit kundër tutsive, kujtojnë edhe një herë me hidhërim të thellë një nga mizoritë më të rënda në historinë e kohëve të fundit të njerëzimit, e cila ndodhi në Republikën e Ruandës në vitin 1994.

Në një deklaratë me shkrim, Ministria turke e Punëve të Jashtme bëri të ditur se ndan sinqerisht dhimbjet e shtetit dhe popullit mik të Ruandës dhe shprehu ngushëllimet për këtë ngjarje.

Gjithashtu u bë e ditur se Turqia ndjek me vlerësim arritjet e Ruandës në sigurimin e paqes sociale dhe unitetit kombëtar si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror që prej vitit 1994.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, përmes rezolutave të datës 23 dhjetor 2003 dhe 26 janar 2018, shpalli 7 Prillin si "Dita Ndërkombëtare e Reflektimit mbi Gjenocidin e vitit 1994 kundër tutsive në Ruandë", shkruhet: “Turqia, duke kundërshtuar të gjitha llojet e krimeve kundër njerëzimit, racizmit, ksenofobisë dhe ideologjive ekstremiste, në solidaritet me vendet që ndajnë të njëjtat vlera, do të vazhdojë të luftojë me vendosmëri për të parandaluar përsëritjen e fatkeqësive të ngjashme në të ardhmen.”

“Në këtë kontekst, ne theksojmë rëndësinë e bashkëpunimit të bashkësisë ndërkombëtare kundër të gjitha llojeve të diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes që kërcënojnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Ne gjithashtu nënvizojmë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për Ruandën dhe për nxjerrjen përpara drejtësisë të kriminelëve të gjenocidit të arratisur. Në 27 vjetorin e gjenocidit kundër tutsive, ne kujtojmë edhe një herë me hidhërim të thellë një nga mizoritë më të rënda në historinë e kohëve të fundit të njerëzimit, e cila ndodhi në Republikën e Ruandës në 1994 ku më shumë se 1 milion njerëz u vranë sistematikisht brutalisht”, shkruhet në deklaratën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.



Lajme të ngjashme