Forcat turke të sigurisë parandalojnë një akt terrorist në Azez të Sirisë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se ka sekuestruar eksploziv artizanal të kurthuar nga terroristët e PYD/YPG në buzë të rrugës në Azez.

1616739
Forcat turke të sigurisë parandalojnë një akt terrorist në Azez të Sirisë

Policia turke parandaloi një sulm terrorist në Azez të Sirisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njoftoi se ka sekuestruar eksploziv artizanal të kurthuar nga terroristët e PYD/YPG në buzë të rrugës në Azez.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Policisë nëpërmjet “Twitter”, shkruhet: “Policia jonë parandaloi përsëri një akt terrorist në qytetin Azez të Sirisë".

Sipas deklaratës, 3 kilogramë eksploziv plastik, 2 kapsula ndezëse, 3 sisteme kyçëse dhe një bombë artizanale u sekuestruan nga forcat e policisë.



Lajme të ngjashme