Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (7 prill), raportohen 54.740 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 54.740 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 276 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1616839
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (7 prill), raportohen 54.740 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 276 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 36.943.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 3.633.925 pasi 54.740 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 3 milionë e 194 mijë e 978 pacientësh, nga të cilët 35.503 nga e martë në të mërkurë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.604 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 302.108 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 40 milionë e 385 mijë e 250”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme