Jemeni vlerëson qëndrimin mbështetës të Turqisë

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Jemenit, Bin Dagr tha se vlerësojnë qëndrimin mbështetës të Turqisë ndaj Jemenit.

1615523
Jemeni vlerëson qëndrimin mbështetës të Turqisë

Kryetari i Këshillit të Kuvendit të Jemenit, Bin Dagr tha se vlerësojnë qëndrimin mbështetës të Turqisë ndaj Jemenit.

Sipas agjencisë jemenase të lajmeve “SABA”, Bin Dagr u takua në kryeqytetin Riad të Arabisë Saudite me Ambasadorin e Turqisë në Jemen, Faruk Bozgoz, të cilit i përfundoi detyra në këtë vend.

Në takimin ku u diskutuan marrëdhëniet midis dy vendeve, Ahmed Bin Dagr tha se vlerësojnë qëndrimin e Turqisë për sigurinë dhe stabilitetin e Jemenit, mbështetjen për integritetin territorial, qëndrimin e Turqisë në arenën ndërkombëtare në favor të qeverisë legjitime të Jemenit si dhe punën e saj në fushën humanitare.

Edhe Faruk Bozgoz në takim tha se edhe fuqia politike në Turqi mbështet punimet për paqen në Jemen.

Bin Dagr, në takimin me Bozgoz vlerësoi edhe punimet e paqes që zhvillohen në pararojën e Kombeve të Bashkuara.

Në Jemen, ku paqëndrueshmëria politike ka mbizotëruar për një kohë të gjatë, Huthitët e mbështetur nga Irani kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa rajoneve të tjera që nga shtatori i vitit 2014.

Kurse forcat e koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite mbështesin qeverinë e Jemenit kundër Huthive që nga marsi i vitit 2015.



Lajme të ngjashme