Turqia e gjashta në botë për numrin më lartë të personave të vaksinuar kundër COVID-19

Turqia renditet aktualisht e gjashta në botë për nga numri i qytetarëve të vaksinuar për të fituar imunitet kundër llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1615185
Turqia e gjashta në botë për numrin më lartë të personave të vaksinuar kundër COVID-19

Sipas portalit “Ourworldindata.org”, e cila përmbledh të dhënat lidhur me vaksinat antiCOVID, në shkallë botërore janë administruar deri më sot mbi 664 milionë doza të vaksinave për të krijuar imunitet kundër virusit të ri korona.

Vendin e parë në botë e zënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të paktën 165 milionë e 50 mijë doza të administruara deri më sot.

SHBA-ja pasohet nga Kina me 139 milionë e 970 mijë, India me 79 milionë e 110 mijë, Mbretëria e Bashkuar me 36 milionë e 900 mijë, Brazili me 21 milionë e 100 mijë, Turqia me 17 milionë e 93 mijë, Gjermania me 14 milionë e 400 mijë, Indonezia me 12 milionë e 292 mijë, Franca me 12 milionë e 600 mijë, Rusia me 12 milionë e 300 mijë, Italia me 11 milionë e 100 mijë dhe Kili me 10 milionë e 800 mijë doza të vaksinave antiCOVID të administruara deri tani.



Lajme të ngjashme