Ministri Koca do të shpjegojë luftën kundër koronavirusit në mbledhjen mediatike të OBSH

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca do të marrë pjesë në mbledhjen mediatike (brifing) periodike të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të informuar opinionin publik.

1612710
Ministri Koca do të shpjegojë luftën kundër koronavirusit në mbledhjen mediatike të OBSH

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca do të marrë pjesë në mbledhjen mediatike (brifing) periodike të organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të informuar opinionin publik.

Koca, në mbledhjen ku do të shoqërohet edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, do të ndajë me opinionin publik mendimin dhe vlerësimet e tij në lidhje me ndikimin e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) tek punonjësit e sektorit shëndetësor, hapat e hedhura për mbrojtjen e tyre dhe gjendjen e fundit në vaksinimin e punonjësve të sektorit shëndetësor në Turqi.

OBSH, që është i vetmi institucion i specializuar në fushën e shëndetësisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, fitoi një vend të rëndësishëm në informimin dhe vlerësimin e Covid-19 për opinionin publik.

Herë pas here, Drejtori i Përgjithshëm shoqëron në këto mbledhje mediatike përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare, politikanë dhe liderët shëndetësorë globalë që kanë ndërmarrë role të rëndësishme në luftën kundër Covid-19. Këtë javë është i ftuar Fahrettin Koca, i cili ishte pararojë e shpalljes së vitit 2021 “Viti Ndërkombëtar i Punonjësve të Shëndetësisë” dhe ka sjellë në rend të ditës ndërgjegjësimin për punonjësit e shëndetësisë.  

Për ftesën e Kocas në këtë mbledhje ka ndikuar suksesi i Turqisë në luftën kundër koronavirusit, roli udhëheqës global që ka ndërmarrë dhe qasja e tij ndaj punonjësve të shëndetësisë.

Mbledhjet e tilla që ndiqen nga afër dhe me interes nga e tërë bota, me në krye median ndërkombëtare do të zhvillohet sot në orën 18.00-19.00 me orën e Turqisë.

Transmetimi i drejtpërdrejtë që do të realizohet duke përdorur infrastrukturën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë mund të ndiqet nga në faqen e organizatës për Covid-19 dhe llogaritë në median sociale.



Lajme të ngjashme