Kiran kërkon nga BE që të përmbushë premtimet që i ka dhënë Turqisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme rikujtoi se janë duke punuar për të përmirësuar kushtet aktuale të refugjatëve sirianë dhe shtoi: “Komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të ndërtuar ifrastrukturën në Siri.

1611801
Kiran kërkon nga BE që të përmbushë premtimet që i ka dhënë Turqisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Yavuz Selim Kiran tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë së bashku për të zhvilluar një zgjidhje të përhershme për tragjedinë humanitare në Siri dhe Bashkimi Evropian (BE) duhet të marrë parasysh ngarkesën e rëndë mbi supet e Turqisë.

Kiran mori pjesë dhe mbajti një fjalim në Seancën e Ministrave të Konferencës së Pestë të Sirisë me temë “Mbështetja për Sirinë të ardhmen e rajonit” organizuar online në partneritet nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.  

Ai tha se kriza siriane që ka lënë pas 10 vite, shkaktoi tragjedinë më të madhe humanitare që prej Luftës së Dytë Botërore dhe theksoi se në Turqi jetojnë 4 milionë njerëz të zhvendosur me forcë duke nënvizuar se  se 3.7 milionë prej tyre janë sirianë.

Duke nënvizuar se mbrojtja e së drejtës për jetën e refugjatëve është një përgjegjësi ligjore dhe morale, Kiran tërhoqi vëmendjen për faktin se prapësimi i bërë prej Greqisë dhe refuzimi i të drejtës së azilit janë kundër ligjit ndërkombëtar.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë rikujtoi se janë duke punuar për të përmirësuar kushtet aktuale të refugjatëve sirianë dhe shtoi: “Komuniteti ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë më shumë për të ndërtuar ifrastrukturën e nevojshme në Siri”.

Kiran duke theksuar bashkëpunimin me BE në kuadër të Programit të Ndihmës Financiare për Refugjatët në Turqi (FRIT) tha se Turqia nuk ka mundur të marrë të gjitha 3 + 3 miliardë euro të premtuara në këtë drejtim dhe deklaroi se ata presin nga Bashkimi Evropian që të përmbushë angazhimin e tij.



Lajme të ngjashme