Erdogan: Turqia ka në plan t'ia ofrojë vaksinën kombëtare antiCOVID të gjithë njerëzimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri me dije se Turqia ka në plan të ofrojë vaksinën e saj kombëtare antiCOVID për të gjithë njerëzimin në kushtet më të përshtatshme, kur të përfundojë puna shkencore për zhvillimin e saj.

1611267
Erdogan: Turqia ka në plan t'ia ofrojë vaksinën kombëtare antiCOVID të gjithë njerëzimit

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të martën se vendet që kanë siguruar doza të mjaftueshme për të vaksinuar qytetarët e tyre, vaksinat e tyre të tepërta duhet t'ua dërgojnë vendeve në nevojë.

Ky vlerësim i presidentit turk erdhi përmes një videomesazhi në adresë të aktivitetit virtual të Nismës së Financimit për Zhvillimin në Epokën e COVID-19 dhe Përtej (FFDI), organizuar nga Kombet e Bashkuara me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare.

“Është shqetësues për njerëzimin fakti që miliarda njerëz nuk kanë siguruar as dozën e parë të vaksinës, ndërkohë që ka vende të cilat kanë vaksinuar gati të gjithë popullsinë e tyre”, tha ai.

Sipas tij, çështja e vaksinës ka marrë një kthesë të tmerrshme, pasi gati 100 vende nuk kanë ende qasje në vaksinën antiCOVID.

“Por është e qartë se pandemia nuk do të marrë fund dhe rimëkëmbja ekonomike nuk do të realizohet pa garantuar qasjen e drejtë në vaksinë. Vendet që arrijnë numrin e dozave të mjaftueshme për vaksinuar qytetarët e tyre, vaksinat e tyre të tepërta duhet t'ua dërgojnë vendeve në nevojë”, theksoi Presidenti Erdogan në videomesazhin e tij.

Erdogan bëri me dije gjithashtu se Turqia ka në plan të ofrojë vaksinën e saj kombëtare antiCOVID për të gjithë njerëzimin në kushtet më të përshtatshme, kur të përfundojë puna shkencore për zhvillimin e saj.



Lajme të ngjashme