Mustafa Varank: Turqia ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj në sektorin e animacionit

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, deklaroi të dielën se Turqia ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj në sektorin e animacionit.

1609952
Mustafa Varank: Turqia ka rritur ndjeshëm kapacitetet e saj në sektorin e animacionit

Varank theksoi rëndësinë e industrisë së animacionit gjatë vizitës së tij në studion ku prodhohet seriali vizatimor “Rafadan Tayfa” (Ekuipazhi Qullac), i cili transmetohet në ekranet e kanalit televiziv për fëmijë “TRT Çocuk”.

“Turqia ka shënuar një progres shumë të madh në sektorin e kinematografisë dhe telenovelave. Filmat dhe serialet tona jemi në gjendje t'i eksportojnë jashtë shtetit dhe ky është një burim i rëndësishëm të ardhurash. Kohët e fundit ne kemi arritur suksese madhore edhe në fushën e animacionit”, tha ai.

Duke vënë në pah rëndësinë e sektorit të animacionit, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë bëri me dije se Turqia po aftësohet çdo ditë e më shumë në këtë aspekt dhe kjo duket qartë në prodhime si “Rafadan Tayfa”, që tashmë është kthyer në markë botërore.

Ai tërhoqi vëmendjen edhe mbi rëndësinë e transmetuesit publik në zhvillimin e kapaciteteve të këtilla duke potencuar se Korporata e Radios dhe Televizionit të Turqisë (TRT) ka investuar shumë në këtë aspekt, sidomos gjatë viteve të fundit.

Pasi tha se prindërit kujdesen shumë që fëmijët e tyre të shikojnë transmetimet e duhura, Varank vijoi me këto fjalë: “Prandaj TRT-ja po bën një transmetim publik të suksesshëm me kanalin e saj të fëmijëve. Me produksione mjaft të suksesshme si «Rafadan Tayfa», fëmijët marrin informacione shumë të rëndësishëm.”



Lajme të ngjashme