Turqia dërgon ndihma për refugjatët e Arakanit në Bangladesh

Avioni ushtarak i ngarkesave që transportonte materiale të ndihmës së përgatitura për të ringritur Spitalin Turk Sahra, i cili u dëmtua pas zjarrit në kampin ku jetonin refugjatët e Arakanit në Bangladesh, u ngrit nga Ankaraja.

1609391

Me direktivë të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit filluan punimet për të dërguar ndihma.

Në këtë kuadër, aeroplani gjigant i ngarkesave tip “A 400M” u ngrit mbrëmjen e së premtes nga Aeroporti Ushtarak në Etimesgut të Ankarasë me materiale të përgatitura rivënien në shërbim të Spitalit Turk Sahra.

Avioni që së bashku me ndihmat transporton edhe 22 punonjës zbriti në Bangladesh.  

Lajme të ngjashme