Bilal Erdogan: Myslimanët duhet të bashkohen kundër vështirësive me të cilat përballen

Kryetari i Bordit të Besuarve të Fondacionit për Përhapjen e Shkencës, Bilal Erdogan tha se myslimanët duhet të bashkohen kundër vështirësive me të cilat përballen, veçanërisht në botën perëndimore.

1609563

"Konferenca e tretë ndërkombëtare e islamofobisë", e organizuar nga Universiteti i Stambollit “Sabahattin Zaim (IZU)” filloi me pjesëmarrjen e akademikëve dhe studiuesve nga shumë vende të botës.

Duke folur në seancën çeljes së konferencës, që këtë vit mbahet nëpërmjet internetit për shkak të masave ndaj të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit (Covid-19), Bilal Erdogan vuri në dukje se koha është me të vërtetë kritike për myslimanët në të gjithë botën.

Erdogan u kërkoi pjesëmarrësve të konferencës të reflektojnë për përdorimin e fjalës "Islamofobi" dhe nënvizoi se mund të jetë më e përshtatshme të përdoren terma të tillë si "ekstremizëm anti-musliman" ose "ekstremizëm anti-islamik" në vend të fjalës "islamofobi".

Duke tërhequr vëmendjen tek mungesa e unitetit të myslimanëve, Bilal Erdogan tha: "Ne duhet të mbështesim vëllezërit dhe motrat tona myslimane që përballen me padrejtësi në botën perëndimore."

Konferenca, ku do të mbahen 9 panele, do të zgjasë deri më 30 mars.

Lajme të ngjashme