Turqia reagon ndaj komunikatës përfundimtare të Samitit të Bashkimit Evropian

Turqia bëri të ditur se baza e raportit të komunikatës përfundimtare të Samitit të Bashkimit Evropian (BE) është shkruar nën efektin e pretendimeve të disa vendeve anëtare me vizion të ngushtë dhe këndvështrim të njëanshëm të marrëdhënieve Turqi-BE.

1609209

Turqia reagoi ndaj komunikatës në fjalë duke shkruar: “Në komunikatën përfundimtare të Samitit të Bashkimit Evropian që është shkruan në bazë të raportit me titull ‘Situata e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe tregtare” të përgatitur nga nënkryetari i Komisionit të BE, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell dhe Komisioni Evropian, në pjesën e vlerësimit, edhe pse është vlerësuar agjenda pozitive, është parë se është hartuar duke u ndikuar nga pretendimet e ngushta të disa vendeve anëtare dhe një këndvështrim të njëanshëm të marrëdhënieve Turqi-BE.  

Krahas kësaj mirëpresim me kënaqësi përpjekjet e bëra për progresin në themelin e agjendës pozitive të marrëdhënieve Turqi-BE dhe retorikat pozitive që janë përpjekur të pasqyrohen në Komunikatën e Samitit”.  

Hapat pozitive drejt interesave të përbashkëta të Bashkimit Evropian, do të ndeshen me hapa pozitive nga vendi kandidat Turqia."

Lajme të ngjashme