Çavusoglu u takua në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Yi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu tha se marrëdhëniet Turqi-Kinë dëshirojnë t’i çojnë në nivelin e partneritetit strategjik.

1608498

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u takua në Ankara me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kinës, Vang Yi.

Çavusoglu dhe Vang zhvilluan një bisedë kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në fjalimin e shkurtër përpara takimit midis delegacioneve, Çavusoglu tha se do të jenë shumë të kënaqur nga një vizitë e Presidentit të Kinës Xi Jinping në Turqi dhe me këtë rast theksoi se ata duan t’i çojnë marrëdhënien mes dy vendeve në nivelin e partneritetit të plotë strategjik.

Çavusoglu ndau gjithashtu edhe informacionin se Takimi i Mekanizmit të Konsultimit të Ministrave të Jashtëm do të zhvillohet në mënyrë gjithëpërfshirëse në një datë të mëvonshme.

Dy ministrat më pas vizituan ekspozitën e fotografive, ku tregohet bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Kinës në fushën e vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Më pas Wang Yi u prit nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Lajme të ngjashme