Takimi Çavusoglu-Blinken, në fokus FETO, PKK dhe raketat S-400

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në selinë e NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

1607847
Takimi Çavusoglu-Blinken, në fokus FETO, PKK dhe raketat S-400

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në selinë e NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.  

Çavusoglu tha se me homologun amerikan diskutuan për çështjen e organizatës terroriste gyleniste (FETO), organizatën separatiste terroriste PKK dhe sistemet e mbrojtjes raketore S-400 të blera nga Rusia.

Në vlerësimin e bërë në median sociale, Çavusoglu, i cili ndodhet në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës për Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, shkroi: “Thamë edhe një herë se Turqia i ka blerë sistemet S-400 dhe kjo punë ka mbaruar. Ne bëmë të ditur se këtë produkt nuk mundën ta blejmë nga aleatët tanë”.

Duke deklarua se pati një takim konstruktiv me Blinken, Çavusoglu shkroi: "Ne gjithashtu i rikujtuam edhe sulmet e fundit në rritje të PKK-së  (organizata separatiste terroriste). Ne gjithashtu diskutuam edhe çështjen siriane në dimensionin humanitar.”

Shefi i diplomacisë turke bëri të ditur se me Sekretarin amerikan të Shtetit ranë dakord për të zhvilluar një mbledhje më gjithëpërfshirëse në Turqi ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çavusoglu deklaroi se në muajin prill ata duan të mbajnë Konferencën e Afganistanit dhe shtoi: "Ne nuk duam një platformë alternative të Dohas, ne duam të mbajmë një takim mbështetës."

Kurse në lidhje me marrëdhëniet Turqi-Bashkimi Evropian, shefi i diplomacisë turke tha: “Duhet përditësuar Unioni Doganor dhe duhet të vihet në zbatim liberalizimi i vizave. Ndarja me të drejtë e burimeve në Mesdheun Lindor është i rëndësishëm. Ne përpiqemi për një zgjidhje të përhershme në Qipro.”



Lajme të ngjashme