Çavusoglu dhe Blinken takohen në Bruksel

Të dy ministrat, të cilët janë në Bruksel për Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për herë të parë zhvilluan bisedime ballë për ballë që kur Blinken mori detyrën.

1607496
Çavusoglu dhe Blinken takohen në Bruksel

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Anthony Blinken në Bruksel të Belgjikës.

Takimi Çavusoglu-Blinken u zhvillua në selinë e NATO-s në Bruksel.

Të dy ministrat, të cilët janë në Bruksel për Takimin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, për herë të parë zhvilluan bisedime ballë për ballë që kur Blinken mori detyrën.

Çavusoglu dhe Blinken biseduan më parë me telefon në 15 shkurt dhe diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale, organizatat terroriste si organizata terroriste gyleniste (FETO) dhe PKK/PYD, luftën kundër terrorizmit, sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që Turqia bleu nga Rusia, çështjet e Sirisë dhe Mesdheut Lindor.

 


Lajme të ngjashme