Turqia thellësisht e shqetësuar nga hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Ankaraja zyrtare shprehu shqetësim të thellë dhe dënoi fuqishëm hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

1601222
Turqia thellësisht e shqetësuar nga hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Përmes një komunikate të shkruar, Ministria e Punëve të Jashtme deklaroi se "liderët e kombit që ka vuajtur shumë në luftën për pavarësi, injoruan plotësisht gjendjen e rëndë të palestinezëve nën pushtim dhe abuzimet e rënda të të drejtave të njeriut prej disa dekadash".

"Liderët e Kosovës kanë vepruar në kundërshtim me parametrat e vendosura të procesit të paqes duke përfshirë rezolutën e Kombeve të Bashkuara mbi statusin e Jerusalemit, si dhe kanë rrezikuar shpresat për paqe dhe një vizion për një zgjidhje të krizës në Lindjen e Mesme mbi bazat e themelimit të dy shteteve të pavarura. Ne u bëjmë thirrje liderëve të Kosovës që të dëgjojnë zërin e ndërgjegjes dhe të heqin dorë nga ky hap i papërgjegjshëm dhe i paligjshëm", thuhet në deklaratën e MPJ-së turke.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës njoftoi të dielën hapjen zyrtarisht të Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Më herët, ajo bëri të ditur edhe se është zyrtarizuar Ambasada e Kosovës në shtetin e Izraelit, me seli në Jerusalem, "bazuar në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020". / AA



Lajme të ngjashme