Akar dhe Peleshi takohen në Ankara, në fokus edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi të mërkurën një takim në Ankara me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

1598833
Akar dhe Peleshi takohen në Ankara, në fokus edhe bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes

Sipas një deklarate nga Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare, ministri Akar e priti homologun shqiptar, Peleshi, me një ceremoni ushtarake në ambientet e Ministrisë.

Dy ministrat zhvilluan fillimisht një takim kokë më kokë dhe më pas drejtuan takimet ndërmjet delegacioneve.

Në këto bisedime, ku palët shkëmbyen mendimet lidhur me sigurinë bilaterale e rajonale, çështjet e mbrojtjes dhe shanset e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes, ministri Akar vuri theksin mbi bashkëpunimin e afërt mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Pasi Akar shprehu rëndësinë e mbrojtjes së paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Ballkan, në takim u diskutuan gjithashtu mundësitë e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dhe arsimit ushtarak mes dy vendeve, si dhe rëndësia e bashkëpunimit në luftën kundër organizatës terroriste gyleniste (FETO).



Lajme të ngjashme