Çavusoglu takon homologun uzbek Kamilov

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe homologu i tij uzbek Abdulaziz Kamilov diskutuan në lidhje me agjendën e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Uzbekistanit.

1597679
Çavusoglu takon homologun uzbek Kamilov

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u takua me ministrin e Jashtëm të Uzbekistanit Abdulaziz Kamilov.

Gjatë takimeve midis delegacioneve të Ministrive të Jashtme të të dy vendeve të mbajtur në kryeqytetin Tashkent u diskutua në lidhje me agjendën e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis Turqisë dhe Uzbekistanit.

Duke kujtuar se në kuadër të seksionit kulturor të vizitës në Uzbekistan vizituan qytetet Hive dhe Semarkant dhe përpara se të kalojnë në Tashkent hapën Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Semarkant Çavusoglu falënderoi homologun Kamilov, i cili nuk i la vetëm gjatë këtyre vizitave.

Çavusoglu deklaroi se sot do të mbajnë takimin e Grupit të Përbashkët të Planifikimit Strategjik.

"Ndërsa fillojmë përgatitjet për takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë, ne do të ndjekim zbatimin e vendimeve të marra në samitin e parë dhe marrëveshjet që kemi nënshkruar. Gjithashtu do të diskutojmë edhe për Këshillin Turk, Afganistanin dhe çështjet në rajone të tjera", tha ai.

Ndërkaq ministri i Jashtëm i Uzbekistanit Kamilov tha se qëllimi i tyre është të rrisin bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve.

“Çavusoglu do të pritet në takim edhe nga Presidenti Shevket Mirziyoyev, pas së cilës ai do të takohet me Zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministrin e Investimeve dhe Tregtisë së Jashtme Sardor Umurzakov”, bëri të ditur Kamilov.

 


Lajme të ngjashme