Mesazhi i Presidentit Erdogan për 8 Marsin

"I përgëzoj të gjitha gratë tona, të cilat janë shpresa e njerëzimit me dashurinë, përpjekjet dhe sakrificat e tyre”,- thotë Presidenti Erdoan në mesazhin e urimit për 8 Marsin.

1597055
Mesazhi i Presidentit Erdogan për 8 Marsin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka publikuar një mesazh urimi me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Në mesazhin e tij Presidenti Erdoan thekson se ai i kushton shumë rëndësi pranisë edhe më të madhe të grave, të cilat janë shtylla kryesore e familjes dhe strukturës shoqërore, në të gjitha fushat, duke përfshirë arsimin, artin, ekonominë dhe politikën.

"Ne do të ecim drejt të ardhmes krah për krah si një komb i tërë me gra dhe burra për ta ngritur vendin në një nivel më të përparuar dhe të zhvilluar dhe për të realizuar objektivat tona. Jam krenar për të gjitha gratë tona, të cilat gjatë të gjithë historisë tonë kanë zënë vend në frontet e para të çdo fushe të jetës, dhe që me përpjekjet dhe suksesin e tyre janë shembull edhe sot. Ne kemi jetësuar shumë reforma ligjore dhe administrative për të zgjidhur çështjet me të cilat përballen gratë tona në jetën familjare, arsim, punë dhe shoqëri, sidomos lidhur me diskriminimin, abuzimin e të drejtave dhe dhunën ndaj tyre. Unë dënoj edhe një herë fuqishëm të gjitha llojet e dhunës fizike dhe mendore, si dhe diskriminimin ndaj grave, që unë i konsideroj një krim kundër njerëzimit. Ne do ta vazhdojmë me vendosmëri dhe ndjeshmëri luftën tonë për krijimin e një ambienti ku gratë tona nuk do të përballen me dhunë”,- shkruan Presidenti Erdoan në mesazhin e tij.

Në Planin e shpallur të Veprimit për të Drejtat e Njeriut ne kemi përfshirë edhe hapat që do të forcojnë luftën me dhunën ndaj gruas. Por nga ana tjetër ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër të gjitha llojeve të përpjekjeve dhe retorikave që synojnë të zhbëjnë strukturën e familjes tonë dhe do ta mbrojmë "shenjtërinë e familjes". Me këtë rast, sërish uroj 8 Marsin - Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe përshëndes me dashuri dhe respekt nënat, gratë, vajzat dhe motrat tona, si dhe të gjitha gratë në vendin tonë dhe në botë",- e përfundon mesazhin Presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme