Turqia dënon sulmin terrorist në Somali, ku humbën jetën të paktën 20 persona

Ankaraja zyrtare dënoi të premten sulmin terrorist në Somali duke theksuar se Turqia do të vazhdojë të jetë pranë somalezëve miqësorë e vëllazërorë në luftën e tyre kundër terrorizmit.

1596236
Turqia dënon sulmin terrorist në Somali, ku humbën jetën të paktën 20 persona

“Ne mësuam me pikëllim se një sulm terrorist me një automjet të mbushur me bomba, i cili synonte një restorant pranë portit të Mogadishos këtë mbrëmje (5 mars), rezultoi me vdekjen e mbi 20 personave – përfshi këtu disa pjesëtarë të forcave somaleze të sigurisë – si dhe me plagosjen e më shumë se 30 të tjerëve.

E dënojmë me forcë këtë sulm të urryer terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit e ekzekutivit vëllazëror të Somalisë. Gjithashtu lusim mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, u përcjellim ngushëllimet tona familjeve të viktimave dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve.

Ne theksojmë edhe një herë se do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah vëllezërve somalezë në luftën e tyre kundër terrorizmit”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme lidhur me çështjen.



Lajme të ngjashme