Turqia vajton për ushtarët që ranë dëshmorë si pasojë e rrëzimit të helikopterit në rrethin Bitlis

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ndoqi nga afër punimet e kërkim-shpëtimit fill pasi u deklarua aksidenti, u shprehu ngushëllimet familjeve të dëshmorëve dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK).

1595429
Turqia vajton për ushtarët që ranë dëshmorë si pasojë e rrëzimit të helikopterit në rrethin Bitlis

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili ndoqi nga afër punimet e kërkim-shpëtimit fill pasi u deklarua aksidenti, u shprehu ngushëllimet familjeve të dëshmorëve dhe Forcave të Armatosura Turke (TSK).

Ai zhvilloi një bisedë telefonike edhe me familjen e dëshmorit, Gjeneral Lejtnant, Osman Erbas.

Kurse në postimin e bërë në llogaritë në median sociale Erdogan shkroi: “Qoftë rahmeti i Allahut mbi dëshmorët tanë heroikë. Të plagosurve u uroj shërim të shpejtë. U shpreh ngushëllimet familjeve të brengosura dhe popullit tonë të shtrenjtë”.   

Edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop në postimin e tij në median sociale shkroi: “Uroj mëshirën e Allahut për bijtë e atdheut, të cilët ranë dëshmorë kurse ushtarëve të plagosur u uroj shërim të shpejtë. Ngushëllime popullit tonë”.

“Dhimbja për ushtarët tanë të martirizuar na ka djegur shpirtin. Uroj mëshirën e Allahut për bijtë e atdheut, të cilët ranë dëshmorë kurse ushtarëve të plagosur u uroj shërim të shpejtë. Ngushëllime popullit tonë të shtrenjtë”, shkroi Ndihmëspresidenti Fuat Oktay.

Edhe zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik postoi një mesazh në median sociale, ku shkroi: “Ngushëllime popullit dhe Forcave të Armatosura Turke heroike. Martirët tanë rahmet paçin. Ushtarëve të plagosur u uroj shërim të shpejtë”.

Lideri i Partisë Republikane Popullore (CHP), Kemal Kiliçdaroglu, në mesazhin e tij shkroi: “Me lajmin e dhimbshëm na u thye zemra. Uroj mëshirën e Allahut për ushtarët tanë që ranë dëshmorë ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

Edhe Kryetari i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli publikoi një mesazh.

“Unë dëshiroj mëshirë nga Allahu për heronjtë tanë që u martirizuan në këtë aksident të dhimbshëm, që mbyti në dhimbje dhe pikëllim kombin tonë. Heronjve tanë të plagosur u uroj shërim të shpejtë. Unë kam besimin se ne do t'i kapërcejmë këto ditë të vështira me unitet dhe vëllazëri".

Kurse kryetarja e Partisë IYI, Meral Aksener shkroi: “Uroj mëshirën e Allahut për ushtarët tanë heronj që ranë dëshmorë ndërse të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”.

 


Lajme të ngjashme