Presidenti Erdogan bisedoi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel nëpërmjet videokonferencës.

1596001
Presidenti Erdogan bisedoi me Kancelaren gjermane, Angela Merkel

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë me Kancelaren gjermane, Angela Merkel nëpërmjet videokonferencës.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në bisedë u shqyrtuan marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Gjermanisë dhe çështjet rajonale.

Gjatë bisedës, Presidenti Erdogan deklaroi se ai i kushton një rëndësi të madhe vazhdimit të kontaktit të rregullt dhe dialogut me Kancelaren gjermane, Merkel.

Duke bërë të ditur se Turqia vazhdon në mënyrë të vendosur luftën kundër epidemisë së koronavirusit të llojit të ri (Covid-19), dhe gradualisht dhe në mënyrë të kontrolluar ka filluar procesi i normalizimit, Presidenti Erdogan tha se edhe programi i vaksinimit vazhdon me shpejtësi. Ai tha se beson se me zhvillimet pozitive turizmi do të fillojë në prill pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.

Presidenti Erdogan, gjithashtu në bisedë, duke theksuar se Turqia është vendi i vetëm që siguron mbrojtjen dhe ndihmën humanitare, për të cilën kanë nevojë miliona sirianë në Siri, nënvizoi se Bashkimi Evropian duhet të sigurojë mbështetje financiare dhe teknike për riatdhesimin vullnetar të sirianëve.  

Ai përmendi edhe çështjen e përditësimit të marrëveshjes së 18 marsit (për emigrantët) dhe shtoi se Turqia vazhdon qëndrimin konstruktiv në çështjet e Mesdheut Lindor dhe Egjeut.

Ndërkaq Erdogani deklaroi se është një përparësi për qeverinë e re në Libi që të marrë votëbesimin dhe të fillojë detyrën sa më shpejt të jetë e mundur.

Në bisedë ishin prezent edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik, Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun dhe Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin.



Lajme të ngjashme