Në Ankara u mbajt ceremonia mortore për 11 dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak

Një ceremoni mortore u mbajt në Xhaminë Ahmet Hamdi Akseki në kryeqytetin Ankara për 11 ushtarët që ranë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit në Bitlis.

1595943
Në Ankara u mbajt ceremonia mortore për 11 dëshmorët e rënë në aksidentin e helikopterit ushtarak
şehitler.jpg

Një ceremoni mortore u mbajt në Xhaminë Ahmet Hamdi Akseki në kryeqytetin Ankara për 11 ushtarët që ranë dëshmorë në rrëzimin e helikopterit në Bitlis.

Në ceremoni morën pjesë Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Mustafa Sentop, Zëvendëspresidenti Fuat Oktay, udhëheqësi i Partisë Republikane Popullore (CHP) Kemal Kiliçdaroglu, udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Mjedisi dhe Urbanizimi Murat Kurum, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yasar Guler dhe komandantët e forcave.

Në fjalën e tij të rastit Presidenti Erdogan tha: “Kërkoj durim nga Perëndia për ushtrinë dhe popullin tonë. Ne kemi nevojë për ndërmjetësim të dëshmorëve tanë tek Perëndia. Ata ishin në këtë udhëtim për ne. Martirizimi është niveli më i lartë. Urojë që Zoti të na e mundësojë këtë edhe neve. Çdo hero nuk mund ta arrijë këtë nivel për hir të fesë dhe atdheut. Shpresojë që Zoti të na e mundësojë edhe neve këtë.”

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare njoftoi se helikopteri tip “Cougar” i Komandës së Ushtrisë Tokësore, i cili u largua nga Bingol për Tatvan dje në orën 13.55, humbi kontaktin në orën 14.25 pasditen e djeshme, ndërsa si rezultat i punimeve të kërkimit në zonë u zbulua se helikopteri ishte rrëzuar.

Deklarata fillestare thoshte që 9 ushtarë ranë dëshmorë dhe 4 u plagosën, ndërsa dy ushtarët e plagosur nuk u arrit të shpëtohen pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve në spital, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 11.

Trupat e pajetë të ushtarëve të rënë dëshmorë si pasojë e rrëzimit të helikopteri ushtarak në zonën rurale të fshatit Çekmecekoy në rrethin Tatvan të Bitlisit dhe ushtarët e plagosur u dërguan me ambulancë nga vendi i ngjarjes në Spitalin Shtetëror Bitlis-Tatvan.

 


Lajme të ngjashme