Kryeparlamentari turk shtyn vizitën për në Ukrainë

Për shkak të aksidentit të helikopterit ushtarak, Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ka shtyrë vizitën zyrtare të planifikuar për sot në Ukrainë.

1595700
Kryeparlamentari turk shtyn vizitën për në Ukrainë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ka shtyrë vizitën zyrtare të planifikuar për sot në Ukrainë për shkak të aksidentit të helikopterit ushtarak që ndodhi në Tatvan të Bitlisit me pasojë 11 dëshmorë.

Shentop së bashku me delegacion parlamentar që do ta shoqëronte do të shkonte sot në Ukrainë për kontakte zyrtare.

Kryeparlamentari Shentop do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ushtarakëve që ranë dëshmorë në aksidentin e helikopterit ushtarak, që u rrëzua në qytezën Tatvat të Bitlisit, kështu që vizita zyrtare është shtyrë për një datë të mëvonshme.

 


Lajme të ngjashme