Akar: Ushtarët e plagosur në incidentin aksidental janë në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se ushtarët e plagosur si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak, i cili u ngrit nga Bingoli dhe ra në nënprefekturën Tatvan të rrethit Bitlis, janë në gjendje të mirë shëndetësore.

1595866

Akar bëri deklarata për gazetarët në Elazig, në ceremoninë e zhvilluar për të përcjellë 11 ushtarët, që ranë dëshmorë në aksident.

Ai shprehu ngushëllimet për dëshmorët dhe bëri të ditur se ushtarët e plagosur janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Të enjten, si pasojë e incident aksidental të një helikopteri ushtarak në rrethin Bitlis të Turqisë, 11 ushtarë kishin rënë dëshmorë ndërsa dy të tjerë kishin mbetur të plagosur.

Ushtarët e plagosur janë duke u kuruar në spital.

Lajme të ngjashme