Sot zhvillohet Samiti i 14-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik nën drejtimin e Erdogan

Samiti i 14-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik do të mbahet sot në internet nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

1594890
Sot zhvillohet Samiti i 14-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik nën drejtimin e Erdogan

Samiti i 14-të i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik do të mbahet sot në internet nën kryesimin e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës bëhet e ditur se në Samit do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare, Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në cilësinë e vendit si shtet vëzhgues dhe Sekretarët e Përgjithshëm të Këshillit Turk dhe Kartës së Energjisë.  

“Gjatë Samitit, i cili do të mbahet me temën e Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal në Epokën Post-Pandemike (Covid-19), do të shkëmbehen pikëpamje për rritjen e efektivitetit të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik, një nga institucionet më rrënjosore në bashkëpunimin ekonomik në gjeografinë tonë dhe një rajon i cili ndodhet në një nga pikat e kryqëzimit të zinxhirit të furnizimit. Ky rajon shërben si urë lidhëse midis qendrave globale të prodhimit”, shkruhet në deklaratë.

Bëhet e ditur se në samit do të diskutohen gjithashtu koordinimi i hapave që mund të ndërmerren nga Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik në luftën kundër pandemisë dhe në epokën post-pandemike si dhe forcimi i mekanizmave për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik.



Lajme të ngjashme