Omer Çelik reagoi ndaj një shpalljeje të FETO-s në New York kundër Presidentit Erdogan

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik tha se FETO është një rrjet tradhtar armik i Turqisë.

1595058
Omer Çelik reagoi ndaj një shpalljeje të FETO-s në New York kundër Presidentit Erdogan

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik reagoi ndaj një shpalljeje të dhënë nga një grup i anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO)New York të SHBA-së, për shpifje ndaj Turqisë.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter zëdhënësi Çelik tha se FETO është një rrjet tradhtar armik i Turqisë.

"FETO është armiku i Turqisë, prandaj është edhe armiku i Presidentit tonë. Ky rrjet tradhtar ka shtuar një faqe të re në tradhtinë e tij duke shënjestruar Presidentin tonë me reklama të rreme të titulluara ‘Ndalo Erdoganin’ të publikuar në New York", shkruan Çelik në postimin e tij.

Zëdhënësi nënvizoi se ky rrjet tradhtar nuk mund të ndalojë Turqinë dhe marshimin vendimtar të Presidentit Recep Tayyip Erdogan, ndërsa vijoi me këto fjalë: "FETO është armik i Erdoganit në të gjithë botën sepse ata e shohin Presidentin tonë si pengesën më të madhe për planet e tyre tradhtare. FETO është një skllav vullnetar i të gjitha projekteve tradhtare që janë armiq të Turqisë. Udhëheqësit e FETO-s ashtu si PKK-ja, janë armiq të njerëzimit dhe armiqtë e Turqisë.”

“Sulmet e tyre ndaj Presidentit tonë bëhen sepse ata janë armiq të popullit tonë. Pas presidentit tonë është vullneti dhe mbështetja e popullit. Pas FETO-s janë rrjetet antiturke. Lufta kundër FETO-s është një mobilizim kombëtar. Me sundimin e fortë të presidentit tonë, lufta kundër këtij rrjeti terrorist dhe tradhtar do të vazhdojë deri në fund", bëri të ditur zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik.



Lajme të ngjashme