Kalin për marrëdhëniet turko-amerikane, mbështetja ndaj PYD/YPG një kërcënim direkt për Turqinë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin duke tërhequr vëmendjen në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj terrorit, tha se administrata e Presidentit, Joe Biden duhet të ndryshojë këtë politikë.

1593703
Kalin për marrëdhëniet turko-amerikane, mbështetja ndaj PYD/YPG një kërcënim direkt për Turqinë

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin duke tërhequr vëmendjen në mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj terrorit, tha se administrata e Presidentit, Joe Biden duhet të ndryshojë këtë politikë.

Ibrahim Kalın bëri deklarata për shtyp rreth zhvillimeve në rendin e ditës.

Në vlerësimin e tij Kalin theksoi se marrëdhëniet Turqi-SHBA janë një histori e gjatë.  

“Gjatë kësaj periudhe historike ka pasur shumë ngritje dhe ulje. Kur administrata të ndryshme erdhën në pushtet, ne përjetuam kohë kur marrëdhëniet tona ishin shumë të mira dhe produktive. Ne gjithashtu kemi kaluar periudha tensioni. Por nëse ka një gjë që nuk ndryshon është se nuk është ulur asnjëherë rëndësia strategjike e Turqisë në rajon", tha Kalin.

Për shkak të rëndësisë strategjike, administrata e Biden do të dëshirojë të punojë ngushtë me Turqinë - tha Kalin duke shtuar: “Sigurisht që ka disa çështje me të cilat nuk pajtohemi. Dorëzimi i avionëve luftarakë F-35, sanksionet e Aktit të Luftës me Sanksione ndaj Kundërshtarëve të Amerikës (CAATSA) dhe sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 të blera nga Rusia qëndrojnë si një paketë problemesh mes dy vendeve. Ekzistenca e organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe mosmarrja ende në mënyrë të kënaqshme për Turqinë të veprime kundër tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështetja për organizatën terroriste separatiste PYD-YPG përbëjnë problemet thelbësore në marrëdhëniet turko-amerikane".

Mbështetja që Amerika i jep PYD-YPG është një çështje kërcënimi të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Turqisë, deklaroi Kalin dhe shtoi: “Këmbëngulja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën e gabuar të PYD-YPG nuk sjell një zgjidhje për çështjen e Sirisë dhe gjithashtu tensionon dhe dëmton më shumë marrëdhëniet tona bilaterale. Administrata e Biden tani duhet ta rishikojë seriozisht këtë politikë".



Lajme të ngjashme