Sot mblidhet Kabineti Presidencial, në fokus masat e reja antiCovid
Në mbledhjen që do të mbahet sot në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të qartësohen detajet e procesit të normalizimit gradual në kuadër të luftës me koronavirusin.
1592513

Në Kompleksin Presidencial sot do të mbahet nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbledhja javore e Kabinetit.
Në mbledhjen e sotme do të qartësohen detajet e procesit të normalizimit gradual në kuadër të luftës me koronavirusin e llojit të ri (Covid-19).
Në fund të mbledhjes Presidenti Erdoan do të njoftojë vendimet e reja lidhur me mësimin në klasë, gjendjen e fundit të restoranteve dhe kafeve, kufizimet e ndalimqarkullimit.
Gjithashtu në mbledhjen e Kabinetit Presidencial do të vlerësohet edhe procesi i vaksinimit në Turqi. Do të trajtohet situata e fundit lidhur me furnizimin me vaksina nga Kina dhe Gjermania si dhe punimet për prodhimin e vaksinës vendase.