Oktay: Pandemia nuk e ndërpreu vrullin e Turqisë, PBB-ja u rrit me 1,8% në vitin 2020

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay deklaroi të hënën se procesi i pandemisë nuk e ndërpreu vrullin e rritjes së Turqisë.

1592809
Oktay: Pandemia nuk e ndërpreu vrullin e Turqisë, PBB-ja u rrit me 1,8% në vitin 2020

“Procesi i pandemisë nuk e ndërpreu vrullin tonë aspak. Në mesin e shteteve të G20-s, së bashku me Kinën, ne u bëmë (dy) vendet që shënuan rritje. S'ndalemi, do të vazhdojmë rrugën tonë...”, shkroi Oktay në rrjetin social “Twitter”, një mesazh me të cilin ai ndante të dhënat e rritjes ekonomike turke për vitin 2020.

Rikujtojmë se prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Turqisë u rrit me 1,8% gjatë vitit të kaluar. Ndërsa në tremujorin e katërt të vitit 2020, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2019-s, PBB-ja turke pati një rritje me 5,9%.



Lajme të ngjashme