Erdogan: Afganistani zë një vend të veçantë në historinë e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se në historinë turke, Afganistani, i cili mbështeti luftën çlirimtare të Turqisë dhe ishte një prej vendeve të parë që njohu qeverinë u Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ka një vend të veçantë në Turqi.

1592997
Erdogan: Afganistani zë një vend të veçantë në historinë e Turqisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan theksoi se në historinë turke, Afganistani, i cili mbështeti luftën çlirimtare të Turqisë dhe ishte një prej vendeve të parë që njohu qeverinë u Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ka një vend të veçantë në Turqi.  

Mesazhi që Presidenti Erdogan i dërgoi Presidentit të Afganistanit, Eshref Gani me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Afganistanit, u lexua nga Ambasadori i Turqisë në Kabul Oguzhan Ertugrul në ceremoninë e zhvilluar në Afganistan.

Duke deklaruar në mesazhin e tij se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve kanë një histori prej 100-vjeçare, por lidhjet vëllazërore midis dy kombeve ekzistojnë prej një kohe më të hershme, Ai tha se të dy kombet ndajnë një histori dhe kulturë të përbashkët që rrethohet nga botëkuptimi i tolerancës së Mevlanës (Rumi).

Erdogan nënvizoi se këto marrëdhënie duket të zhvilluar dhe duhen transferuar në brezat e ardhshme.

“Afganistani ka një vend të veçantë në zemrën e popullit turk. Kjo dashuri filloi me Perandorinë Selçuke dhe u zhvilluar edhe më shumë pas shpalljes së republikës (29 tetor 1923). Të dy vendet kanë zënë vend pranë njëra-tjetër gjithmonë, në ditë të mirë e të keqe”, tha kreu i qeverisë turke.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se Afganistani ka mbështetur luftën çlirimtare të Turqisë dhe ishte një prej vendeve të parë që njohu qeverinë u Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), për këtë arsye ka një vend të veçantë në Turqi.  

“Turqia ishte vendi i parë që hapi një ambasadë në kryeqytetin Kabul dhe do të vazhdojë të jetë pranë popullit miqësor dhe vëllazëror të Afganistanit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me vetëmohim për të zhvilluar edhe më shumë në çdo fushë marrëdhëniet tona rrënjësore”, u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan në mesazhin e tij për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Afganistanit

 


Lajme të ngjashme