Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (28 shkurt), raportohen 8.424 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 8.424 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 66 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1592365
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (28 shkurt), raportohen 8.424 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 66 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 28.569.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 2.701.588 pasi 8.424 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 2 milionë e 572 mijë e 234 pacientësh, nga të cilët 6.511 nga e shtunë në të diel, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 1.191 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 109.639 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 33 milionë e 175 mijë e 16”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme