Akar: Armatimet dhe sistemet kritike, të nevojshme për sovranitetin dhe pavarësinë e Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura Turke vizituan HAVELSAN-in.

1591840
Akar: Armatimet dhe sistemet kritike, të nevojshme për sovranitetin dhe pavarësinë e Turqisë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm gjeneralarmate Yasar Guler, komandantin e Forcave Tokësore gjeneralarmate Umit Dundar, komandantin e Forcave Ajrore gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz dhe komandantin e Forcave Detare admirali Adnan Ozbal vizituan kompaninë turke të industrisë së mbrojtjes, “HAVELSAN”.

Akar mori informacione mbi projektet e përfunduara dhe në vazhdim të HAVELSAN.

Duke theksuar rëndësinë e industrisë së mbrojtjes, Akar tha: “Ata që i njohim si miqtë tanë, aleatët tanë këmbëngulin për të mos na dhënë në një farë mënyre materialet e kërkuar, për të cilat ne kemi bërë pagesën. Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e bëra, ekziston një problem serioz dhe shqetësim në këtë drejtim. Nuk përmendet ndonjë embargo apo kufizim, por për një arsye ose një tjetër, kjo punë vazhdon të zvarritet për arsye të tilla si burokratike, financiare, herë kushte klimatike dhe herë epidemi".

Ai tha se armatimet dhe sistemet kritike janë në përputhje të balancuar me sovranitetin dhe pavarësinë e Turqisë dhe vijoi me fjalët: “Për të mbrojtur të drejtën dhe ligjin tonë, ne kemi nevojë një ushtri të fortë. Ushtri e fortë do të thotë, njerëz dhe materiale. Ne e dimë që industria e mbrojtjes është shumë e rëndësishme për Forcat e Armatosura Turke (TSK). Shkalla vendore dhe kombëtare në industrinë e mbrojtjes është rritur në 70 për qind. Forcat e Armatosura Turke, në përputhje me vlerat e saj historike, kombëtare, morale dhe profesionale, vazhdojnë të kontribuojë jo vetëm për vendin dhe kombin e tyre, por edhe për paqen në tokë, det dhe ajër në rajon dhe në botë në kuadër të OKB, NATO dhe OSBE."

Pas informacione të marra mbi projektet e përfunduara dhe në vazhdim të HAVELSAN, Akar dhe Komandantët e Forcave të Armatosura Turke kaluan në ndërtesën e Platformave Teknologjive të Udhëheqjes, Simulimit dhe Autonom. Akar pa simulatorët, me në krye atë të Simulatorit të Trajnimit me Parashutë të Hezarfenit (Hezarfen Ahmed Çelebi) dhe provoi personalisht Simulatorin e Trajnimit të snajperit.

Duke rikujtuar se ai vetë është këmbësor, goditi me një të shtënë të vetme objektivin në 450 metra largësi. Më pas ai inspektoi Simulatorin e Fluturimit të plotë të Airbus, që HAVELSAN ka prodhuar për Linjat Ajrore Turke. Këtu Akar së bashku me komandantin e Forcave Ajrore gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz bëri një fluturim të shkurtër mbi Stamboll.

Pasi shqyrtuan edhe mjetin tokësor pa pilot të klasës së mesme të përdorur për shumë qëllime “Barkan” dhe sisteme të tjerë, Akar dhe Komandantët e Forcave të Armatosura Turke u larguan nga HAVELSAN.



Lajme të ngjashme