Turqia reagon ndaj vendimit të Holandës për ngjarjet e vitit 1915

Turqia reagoi ndaj Kuvendit të Përfaqësuesve të Holandës në lidhje me vendimin për thirrje të qeverisë holandeze për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si "gjenocid".

1591154
Turqia reagon ndaj vendimit të Holandës për ngjarjet e vitit 1915

Turqia reagoi ndaj Kuvendit të Përfaqësuesve të Holandës në lidhje me vendimin për thirrje të qeverisë holandeze për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si "gjenocid".

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi një komunikatë me shkrim në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me vendimin në fjalë të miratuar në Kuvendin e Përfaqësuesve të Holandës.

"Vendimi i miratuar sot (25 shkurt) në Kuvendin e Përfaqësuesve të Holandës dhe thirrja qeverisë për të njohur ngjarjet e vitit 1915 si gjenocid është një përpjekje e pavlefshme me motive politike për të rishkruar historinë. Kuvendet nuk janë vende për të shkruar dhe gjykuar historinë. Ata që bien përfshihen në këtë vendim, në vend që të kërkojnë atë që ndodhi me të vërtetë në vitin 1915, janë ata që rendin pas votave si populistë", u shpreh Aksoy.

Ai i ftoi nënshkruesit e vendimit në fjalë për të shqyrtuar Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit të vitit 1948 dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

"Ne ju ftojmë të mbështesni përpjekjet për të kuptuar më mirë këtë çështje historike. Propozimi i Turqisë për një Komision të Përbashkët të Historisë, i cili nuk gjeti përgjigje nga Armenia, është në krye të një prej këtyre përpjekjeve”, u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Duke theksuar se nga qeveria holandeze presin që të përvetësojë një qasje të sundimit të ligjit, Aksoy shkroi: “Kuvendi i Përfaqësuesve, që është shkëputur nga realiteti, siç ka qenë shpesh në vitet e fundit, në vend që të marrë vendimeve kundër Turqisë, duhet të zhvillojë një luftë kundër racizmit, islamofobisë dhe ksenofobisë sesa praktikave diskriminuese që çojnë, ashtu siç ndodhi herën e fundit, në dorëheqjen e qeverisë”.  

 

 



Lajme të ngjashme