Turqia përkujton Masakrën e Hoxhalisë: Nuk do ta harrojmë këtë krim kundër njerëzimit!

Ankaraja zyrtare deklaroi të premten se e ndjen thellësisht në zemrën e saj dhimbjen e Azerbajxhanit dhe solidarizohet me të në këtë përvjetor të Masakrës së Hoxhalisë (Khojaly), kryer nga armenët më 26 shkurt 1992.

1591251
Turqia përkujton Masakrën e Hoxhalisë: Nuk do ta harrojmë këtë krim kundër njerëzimit!
Hocalı Anma (20).jpg
gurcistan hocali anma.jpg

Ministria e Punëve të Jashtme publikoi një deklaratë me shkrim për 29-vjetorin e Masakrës së Hoxhalisë.

“Më 26 shkurt 1992, 613 civilë të pafajshëm azerbajxhanas – përfshi këtu gra e fëmijë – u vranë dhe qindra qytetarë azerbajxhanas u plagosën në sulmet kundër qytetit Hoxhali, në rajonin e Karabakut Malor të Azerbajxhanit, nga trupat e Republikës së Armenisë. Më shumë se 1.000 njerëz u robëruan gjithashtu në këto sulme dhe, mjerisht, fati i të humburve nuk dihet ende.

Ne e dimë që plagët e shkaktuara nga Masakra e Hoxhalisë përpara syve të botës janë ende të hapura, e ndiejmë dhimbjen e Azerbajxhanit thellë në zemrat tona dhe e ndajmë atë.

Lusim mëshirën e Allahut për vëllezërve tanë azerbajxhanas që humbën jetën në masakrën çnjerëzore në Hoxhali, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta popullit vëlla të Azerbajxhanit dhe përkulemi me respekt përpara kujtimeve të shenjta të viktimave.

Me këtë rast, ne përkujtojmë sërish me mirënjohje dhe respekt dëshmorët që dhanë jetën në Betejën për Atdhe, me të cilën Azerbajxhani çliroi territoret e tij të pushtuara dhe hapi rrugën e kthimit për afërsisht 1 milion azerbajxhanas të zhvendosur”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Kurse vetë ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, përmes një mesazhi në rrjetin social “Twitter”, u shpreh me këto fjalë: “Unë përkujtoj me dhembshuri vëllezërit tanë azerbajxhanas, të cilët u vranë barbarisht në Hoxhali 29 vjet më parë. Ne s'e kemi harruar dhe kurrë nuk do ta harrojmë këtë krim kundër njerëzimit!”



Lajme të ngjashme