Turqia dënoi sulmin ndaj autokolonës së OKB në Kongo, ku u vra edhe Ambasadori i Italisë
Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ata që humbën jetën në sulmin ndaj autokolonës së Programit të Ushqimit të OKB-së (WFP) në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, dhe në mesazh dënon fuqishëm këtë sulm.

Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për ata që humbën jetën në sulmin ndaj autokolonës së Programit të Ushqimit të OKB-së (WFP) në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, dhe në mesazh dënon fuqishëm këtë sulm.
“Ne kemi mësuar me shumë hidhërim lajmin se Ambasadori i Italisë në Republikën Demokratike të Kongos, Luca Attanasio, së bashku me truprojën e tij dhe një shofer kanë humbur jetën në një sulm ndaj autokolonës së OKB-së në qytetin Goma, në pjesën lindore të këtij vendi. Ne e dënojmë me forcë këtë sulm të urryer dhe ndajmë dhimbjen me popullin dhe qeverinë mike të Italisë. Ne u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjeve dhe të afërmve të atyre që humbën jetën në sulm”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.
Në rrugën midis qyteteve Goma dhe Bukavu në lindje të Republikës Demokratike të Kongos, ditën e hënë rreth orës 10:00 me orën lokale, një grup terroristësh me armë të lehta sulmuan autokolonën e Programit të Ushqimit të OKB-së.
Si pasojë e sulmit humbën jetën Ambasadori i Italisë në Kongo 43-vjeçari Luca Attanasio, i cili ishte me detyrë në këtë vend që nga viti 2017, truproja e tij Vittorio Iacovacci dhe shoferi i WFP.
Lajme të ngjashme

MSB: Stërvitja “Atdheu i Kaltër 2021” në Egje dhe Mesdhe vazhdon me sukses
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) postoi pamje të reja nga stërvitja “Atdheu i Kaltër 2021”.