Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 127 emigrantë të prapësuar nga elementët grekë

31 azilkërkues u shpëtuan dhe u sollën në rrethin Ayvalik të Balikesirit, 51 në rrethin Ayvacik të Çanakalasë dhe 45 në rrethin Kusadasi të Aydinit.

1588961
Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 127 emigrantë të prapësuar nga elementët grekë

31 azilkërkues u shpëtuan dhe u sollën në rrethin Ayvalik të Balikesirit, 51 në rrethin Ayvacik të Çanakalasë dhe 45 në rrethin Kusadasi të Aydinit.

Një anije e Rojës Bregdetare Turke u dërgua në zonë pasi u informuan se një grup refugjatësh ndodhen në një gomone pranë brigjeve Altinova të rrethit Ayvalik të Balikesirit.

Ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan dhe sollën në breg 31 refugjatë, të cilët treguan se ishin shtyrë përsëri në ujërat territoriale turke nga elementët grekë.

Ndërkaq 17 emigrantë, të cilët gjithashtu njoftuan se u shtynë përsëri në ujërat territoriale turke nga elementë grekë, u shpëtuan dhe u sollën në breg në Babakale të rrethit Ayvacik të Çanakalasë.

Përveç kësaj, 34 emigrantë të tjerë të parregullt u shpëtuan në të njëjtën zonë pasi gomonia e tyre u tërhoq nga rrymat ujore për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.

Ndërsa në rrethin Kusadasi të Aydinit, 45 azilkërkues u shtynë përsëri në ujërat territoriale turke nga elementë grekë.

Ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare u dërguan në zonë pasi morën informacione se një grup i azilkërkuesve është bllokuar në shkëmbinjtë në kalimin Dilek.

Në këtë zonë ekipet e Rojës Bregdetare Turke shpëtuan 45 azilkërkues dhe i nxorën në breg.

Bëhet e ditur se shtetasit e huaj të lëshuara me 2 gomone nga elementët grekë u kthyen përsëri në ujërat territoriale turke me mundësi të tyre dhe arritën në shkëmbinj.  

 


Lajme të ngjashme