Erdogan: Terroristët do t’i ndjekim në çdo vrimë që të struken

"Kudo qoftë, në cilëndo shpellë që do të ketë terroristë, aty do të jemi edhe ne”, - siguroi kreu i shtetit turk të hënën në një fjalim drejtuar Kongresit Provincial të AK Partisë në Izmir.

1588491
Erdogan: Terroristët do t’i ndjekim në çdo vrimë që të struken

Presidenti i Republikës Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) foli të hënën për luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

Presidenti Erdoan dhe njëherësh udhëheqësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) foli në Kongresin e 7-të të Zakonshëm Provincial të partisë së tij në Izmir.

"Kur e panë se nuk mundën ta pushtonin dot këtë atdhe të shenjtë me ushtritë e tyre, ata vunë në veprim mjete të reja",- tha Erdoan dhe shtoi:

“Nga këto mjete terrorizmi është më i përgjakshmi dhe më mizori. Hakkari është një nga provincat që vuan më së shumti nga terrorizmi. Në Izmir jetojnë shumë nga qytetarët tanë që kanë emigruar nga zonat lindore dhe juglindore të Anadollit për shkak të sulmeve terroriste. Ata e njohin më së miri fytyrën imorale dhe të paskrupullt të organizatës terroriste PKK".

"Ne jemi në Judi, jemi në Gabar, jemi në Tendurek, jemi në Përroin Besler. Kudo që ka terroristë, në çdo shpellë që ka terroristë, në atë shpellë do të jemi edhe ne. Ne i kemi kthyer këto shpella në varr për terroristët. Ndërsa dikur numri i terroristëve përmendej me mijëra, tani përmendet me qindra”, - përfundoi presidenti Erdoan.

 


Lajme të ngjashme