Erdogan: Deri më sot kemi përfunduar transformimin e 1.5 milionë shtëpive në 81 prefektura

Presidenti Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së stadiumit Goztepe dhe të hedhjes së gur themelit të banesave kolektive për viktimat e tërmetit në Bayrakli të Izmirit.

1588530
Erdogan: Deri më sot kemi përfunduar transformimin e 1.5 milionë shtëpive në 81 prefektura
erdogan.jpg
erdogan-ayda bebek.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se transformimi i 1.5 milion shtëpive ka përfunduar deri më tani në të gjitha 922 nënprefektura të 81 prefekturave.

Presidenti Erdogan foli në ceremoninë e hapjes së stadiumit Goztepe dhe të hedhjes së gur themelit të banesave kolektive për viktimat e tërmetit në Bayrakli të Izmirit.

Në fjalën e tij të rastit Presidenti Erdogan tha: “Ne po fillojmë shpërndarjen e shtëpive në Izmir që nga gushti 2021, 10 muaj pas tërmetit. Do t’i dorëzojmë 5.000 shtëpi në faza. Gjithashtu do të përdorim shtëpitë që do të ndërtojmë në Bayrakli si shtëpi të strehimit gjatë konvertimit të shtëpive në Izmir. Për 8 vitet e fundit, ne kemi shkatërruar gati 18.000 nga gati 20.000 godina të identifikuara si struktura të rrezikshme në Izmir".

Erdogan gjithashtu tha se transformimi i 1.5 milion shtëpive ka përfunduar deri më tani në të gjitha 922 nënprefektura të 81 prefekturave.

Nga ana tjetër Presidenti Erdogan dhe gruaja e tij Emine Erdogan u takuan me të afërmit e foshnjës Ayda, e cila u shpëtua nga rrënojat 91 orë pas tërmetit në Izmir.

Emine Erdogan e donte Aydan dhe i puthte duart. Presidenti Erdogan gjithashtu u interesua nga afër për foshnjën Ayda dhe vëllain e saj të madh Atakan.

Çifti Erdogan i dhuruan lodra Aydas dhe vëllait të saj.

 


Lajme të ngjashme