Avionët turq godasin me saktësi 100%

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka postuar në «Twitter» pamje nga operacionet ajrore, ku objektivët janë goditur me precizion të lartë.

1588537
Avionët turq godasin me saktësi 100%

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) postoi në llogarinë e saj në «Twitter» pamje nga operacionet e kryera nga Komanda e Forcave Ajrore.

"Operacionet ajrore, që kryhen nga Forcat tona Ajrore, realizohen pas një procesi gjithëpërfshirës përgatitor dhe me vëmendje shumë të madhe të personelit ekspert në fushën e vet",- thuhet në shënimin që shoqëron videon.

Shembulli më konkret i suksesit, i cili vjen me punën në ekip, është goditja e objektivave të përcaktuar me 100% saktësi.

Momentet e goditjes së shënjestrave me saktësi 100% nga personeli i Forcave Ajrore janë shpërndarë në mediat sociale.



Lajme të ngjashme