Steinmeier përkujton viktimat në Hanau

Presidenti i Gjermanisë, Walter Steinmeier kërkoi zbardhjen e të gjitha pyetjeve në lidhje me sulmet raciste terroriste të 19 shkurtit 2020 në qytetin Hanau.

1587256
Steinmeier përkujton viktimat në Hanau

Presidenti i Gjermanisë, Walter Steinmeier kërkoi zbardhjen e të gjitha pyetjeve në lidhje me sulmet raciste terroriste të 19 shkurtit 2020 në qytetin Hanau.

Steinmeier mbajti një fjalim në ceremoninë e 1-vjetorit të sulmit raciste terroriste të 19 shkurtit 2020 në qytetin Hanau.

Ai nënvizoi se shteti ka për detyrë të ndriçojë pyetjet e mbetura pa përgjigje, dhe shtoi: “Zbardhja dhe qartësimi nuk është në dëshirën e askujt, por është detyrim i shtetit tonë ndaj opinionit publik dhe veçanërisht ndaj familjeve të viktimave. Vetëm nëse përmbushim këtë detyrim dhe u gjemë përgjigje pyetjeve atëherë rikthejmë besimin e humbur deri në një farë mase. Për këtë, ne duhet të bëjmë shumë përpjekje në këtë drejtim. Këtu, të gjithë kemi përgjegjësi po aq edhe sa shteti", u shpreh Presidenti i Gjermanisë, Walter Steinmeier.

Ai tha se në Gjermani njerëzit me bonsens, logjikë dhe të vetëdijshëm kërkojnë të jetojnë në paqe.

"Askush nuk dëshiron të ndahemi në "neve" dhe "ata". Ata duan të jenë "ne" dhe ata luftojnë që të parandalohet urrejtja, dhuna, mosrespektimi në të gjithë vendin. Ata argumentojnë se ne mund të kemi dallime pa frikë dhe të jetojmë së bashku pa frikë të njëri-tjetrit" tha Steinmeier.

Në sulmet terroriste raciste natën e 19 shkurtit 2020, të cilat kishin në shënjestër dy bare (me nargjile/shisha) kryesisht të frekuentuara nga turqit në qytetin Hanau, humbën jetën 9 persona duke përfshirë edhe 4 me origjinë turke.

Autori i sulmit të dyfishtë, 43-vjeçari Tobias Rathjen, pas sulmit terrorist racist u kthye në shtëpi, ku i mori jetën gjithashtu nënës së tij 72-vjeçare dhe pastaj u vetëvra.

 


Lajme të ngjashme