Çelik: ShBA të respektojë demokracinë dhe gjyqësorin turk

"Ne presim (nga ShBA) respekt absolut për demokracinë turke, gjyqësorin dhe mbështetje të plotë në luftën kundër terrorizmit",- tha të enjten zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, Ömer Çelik.

1586671
Çelik: ShBA të respektojë demokracinë dhe gjyqësorin turk

Omer Çelik bëri deklarata për gazetarët pas takimit të Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Ekzekutiv të partisë së tij (AK Parti).

Lidhur me operacionin në rajonin Gara në veri të Irakut, Çelik tha:

"Ky operacion u krye për spastrimin e elementeve terroristë atje dhe shpëtimin vëllezërve [të rrëmbyer nga organizata PKK]."

Turqia pret nga aleatët e saj mbështetje të plotë në luftën kundër terrorizmit,- u shpreh zëdhënësi i AK Partisë dhe shtoi:

"(Gjatë operacionit, në lidhje me martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata terroriste separatiste), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) përdorën një deklaratë duke thënë: “Nëse këtë e ka bërë organizata terroriste PKK". Sekretari amerikan i Shtetit (Antony Blinken) është dikush që ne e njohim. Ai është një diplomat me përvojë dhe e njeh mirë Lindjen e Mesme. Gjithashtu ai e di shumë mirë edhe rolin e Turqisë në NATO, po ashtu edhe fuqinë dhe rëndësinë e Turqisë. Duhet parë me seriozitet fakti që një deklaratë e tillë është bërë në një kohë që Departamenti i Shtetit drejtohet prej tij”.

"Forcat tona të armatosura në të gjithë botën po luftojnë krah për krah kundër terrorizmit. Nëse ju nuk besoni në deklaratat e këtyre forcave të armatosura, atëherë si do të vazhdojë kjo luftë [kundër terrorizmit]?",- shtroi pyetjen Çelik, duke theksuar se deklaratat që erdhën pas reagimit [të Ankarasë] ishin të një natyre për të dalë nga situata dhe deklaroi se një gjuhë tjetër do të nënkuptonte sabotimin e marrëdhënieve turko-amerikane”.

 


Lajme të ngjashme