Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Regaibit

Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Regaibit një natën e mëshirës dhe bekimit.

1586219
Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Regaibit

Sonte bota islame kremton Natën e Mirë të Regaibit një natën e mëshirës dhe bekimit.

Nata e Mirë e Regaibit, që kremtohen në natën e parë të muajit Rexhep (sipas kalendarit hënor) që lidhë të enjten me të premten dhe që është lajmëtare e fillimit të tre muajve të shenjta me shumë rëndësi për botën islame, konsiderohet si një "netët e mëshirës dhe bekimit".

Drejtoria e Përgjithshme e Entit të Çështjeve Fetare (Diyanet) do të organizojë aktivitete të ndryshme me rastin e Natës së Mirë të Regaibit.

Programi i posaçëm që do të organizohet në këtë kontekst në Xhaminë e Shën Sofisë në Stamboll do të transmetohet në kanalin TRT 1 të Radiotelevizionit publik të Turqisë (TRT).

Ndërkohë, Zëvendëspresidenti Fuat Oktay postoi në llogarinë e tij në rrjetet sociale një mesazh me rastin e Natës së Mirë të Regaibit.

"Uroj që Nata e Mirë e Regaibit, me të cilën Allahu i Madhërishëm përgëzon besimtarët me mëshirë, falje dhe begati, t'i sjellë mirësi kombit tonë dhe botës islame", tha ai.

Edhe kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbas në një videomesazh të publikuar në llogarinë e tij në Twitter tha: “Urojë tre muajt e bekuar dhe Natën e Mirë të Regaibit, e cila rrethon shpirtrat e kombit tonë të dashur dhe të gjithë botës islame, dhe lus Allahun që kjo natë të jetë një rast për unitet dhe gjallërim të myslimanëve dhe të sjellë paqe për njerëzimin".



Lajme të ngjashme