Erdogan: Ruajtja e gjuhës është arma më e fortë kundër imperializmit kulturor

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e çeljes së vitit “Yunusi ynë” në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Pallatit Presidencial, në Bestepe të Ankarasë.

1585001

Në fjalimin e rastit Erdogan tha: “Forca e mbrojtjes që ne do të vendosim kundër imperializmit kulturor është para së gjithash mbrojtja e gjuhës sonë."  

“Atdheun në fillim e mbron gjuha e më pas ushtria, për këtë arsye duhet ti dalim shumë mirë për zot turqishtes tonë”, tha Presidenti Erdogan.

"Për sa kohë që gjuha jonë humbet fuqinë, ne nuk mund të parandalojmë që kufijtë tanë politikë si dhe kultura dhe civilizimi ynë i përbashkët të mbetet vetëm një vijë në harta", u shpreh kreu i qeverisë turke.

Yunus Emre është një poet popullor që ka qenë pararojë e poezisë turke në shekullin e 13-të në Anadoll.

Lajme të ngjashme