Çavusoglu nga nesër do të zhvillojë një vizitë dyditore në Azerbajxhan

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu do të takohet me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bajramov në kryeqytetin Baku dhe do të pritet nga Presidenti Ilham Aliyev.

1585621
Çavusoglu nga nesër do të zhvillojë një vizitë dyditore në Azerbajxhan

Ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu do të vizitojë Azerbajxhanin më 18-19 shkurt.

Ministri Çavusoglu do të takohet me ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Ceyhun Bajramov në kryeqytetin Baku dhe do të pritet nga Presidenti Ilham Aliyev.

Gjatë vizitës, me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministrit gjeorgjian dhe njëherësh ministrit të Jashtëm David Zalkaliani në Baku do të mbahet Ministeriali i 9-të Trilateral Turqi-Azerbajxhan-Gjeorgji.

Ministri Çavusoglu do të ketë gjithashtu një takim dypalësh me Zëvendëskryeministrin gjeorgjian dhe njëherësh ministrin e Jashtëm David Zalkaliani.

Bisedimet do të përqendrohen në zhvillimet në marrëdhëniet midis vendeve dhe çështjet rajonale, si dhe hapat që mund të merren për të përmirësuar bashkëpunimin në nivelin e partneritetit strategjik.



Lajme të ngjashme