Ministrat Akar e Soylu informuan Kuvendin për operacionin “Kthetrat e shqiponjës-2”

"Operacionet tona kundër PKK, e cila po përpiqet të mbijetojë në veri të Irakut, vazhdojnë në mënyre të pandërprerë", tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në fjalën që mbajti sot në Parlament.

1584868
Ministrat Akar e Soylu informuan Kuvendin për operacionin “Kthetrat e shqiponjës-2”
soylu.jpg

"Operacionet tona kundër PKK-së, e cila po përpiqet të mbijetojë në veri të Irakut, vazhdojnë në mënyre të pandërprerë, me dhunë e ritëm në rritje", tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në lidhje me operacionin “Kthetrat e shqiponjës-2”, që ushtria turke zhvillon në rajonin Gara në veri të Irakut.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në seancën plenare të pasdites së sotme (16.02.2021) të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), ministri Akar tha se operacioni “Kthetrat e shqiponjës-2” është kryer në një thellësi prej 35 kilometrash pa mbështetje nga toka dhe se në aspektin cilësor është një operacion që dallon nga të tjerët.

Në lidhje me operacionin, Akar bëri këto sqarime:

“Operacioni u krye pa mbështetje dhe kontakt nga toka. Procesi përgatitor për këtë operacion ka qenë i gjerë dhe është realizuar në masa intensive të fshehtësisë. Para operacionit, i cili u krye në koordinim me miqtë dhe aleatët tanë, objektivat u përcaktuan me kujdes dhe u tregua vëmendja dhe ndjeshmëria më e madhe për mbrojtjen e popullatës civile dhe mjedisit si gjatë fazës së planifikimit të operacionit, ashtu edhe gjatë realizimit të tij.”

Personeli i Forcave Speciale u bëri në mënyrë të përsëritur thirrje për dorëzim dy terroristëve, por askush nuk doli nga shpella. Brenda shpellës terroristët iu përgjigjën me zjarr kësaj thirrjeje. Operacioni u krye në kushte shumë të vështira, në një mënyrë që jo të gjitha vendet mund ta bëjnë, dhe duke u marrë masat e sigurisë nga ana e personelit tonë të guximshëm. Gjatë operacionit, 51 terroristë u kapën të vdekur, 4 prej të cilëve ishin të ashtuquajtur udhëheqës, kurse dy të tjerë u kapën të gjallë.

Forcat e Armatosura Turke i shkaktuan humbje të rënda organizatës terroriste separatiste PKK në një zonë me gjerësi 75 kilometra dhe thellësi 25 kilometra në Gara, ku organizata terroriste ndihej shumë e sigurt.

Organizata terroriste nuk do të ndihet më rehat tani e tutje ashtu si deri dje. Nuk ka mbetur dhe nuk do të mbetet pa u larë gjaku i asnjë dëshmori, shtoi Hulusi Akar.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu në fjalën drejtuar deputetëve tha nga ana e tij në lidhje me operacionin “Kthetrat e shqiponjës-2” se lufta kundër terrorizmit nuk ka filluar sot, por do të mbarojë së shpejti duke e shkulur nga rrënjët organizatën separatiste terroriste PKK. 

“Ajo [organizata] ra nën 300 [për nga numri i terroristëve] në Turqi, por në Iran dhe Irak organizata ka ende 5.000 terroristë. Duke qenë se të njëjtën gjë bën edhe në Siri, duke i rrëmbyer fëmijët nga familjet e atjeshme me pretekstin se po i merr ushtarë, ka edhe atje 5 mijë njerëz. Po e them këtë për të qartësuar se puna jonë nuk ka mbaruar akoma”,- shtoi ministri Soylu.

 


Lajme të ngjashme