Akar dhe komandantët e TSK shkojnë në vijën kufitare në Sirnak

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar së bashku me zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura Turke shkoi për inspektime dhe kontroll në njësitë ushtarake në vijën kufitare.

1582886

Akar së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm – gjeneralarmate Yasar Guler, komandantin e Forcave Tokësore – gjeneralarmate Umit Dundar, komandantin e i Forcave Ajrore – gjeneralarmate Hasan Kuçukakyuz, komandantin e Forcave Detare – admirali Adnan Ozbal shkuan në rrethin Sirnak.

Të mirëpritur nga Prefekti Ali Hamza Pehlivan, Komandanti i 2-të i Ushtrisë, gjeneral Metin Gurak dhe zyrtarë të tjerë në aeroportin Serafettin Elçi në Sirnak, Akar dhe delegacioni shoqërues shkoi në vijën kufitare.

Akar dhe komandantët shkuan për inspektime dhe kontroll në njësitë ushtarake në vijën kufitare më pas kaluan në Qendrën Operacionale nga ku administrohet dhe furnizohet operacioni “Kthetra e shqiponjës-2” që zhvillohet kundër terroristëve në rajonin Gara në veri të Irakut.

Bëhet e ditur se delegacioni ushtarak vazhdon inspektimet.

Lajme të ngjashme