Oktay: Sot do të dërgojmë në RTQV edhe 40.000 doza shtesë të vaksinës antiCOVID

Ndihmëspresidenti Fuat Oktay bëri me dije të enjten se Turqia do të dërgojë 40.000 doza shtesë të vaksinës kundër llojit të ri të koronavirusit në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV).

1581881
Oktay: Sot do të dërgojmë në RTQV edhe 40.000 doza shtesë të vaksinës antiCOVID

Kjo deklaratë e numrit 2 të Ankarasë zyrtare erdhi gjatë fjalës së rastit në një ceremoni të nënshkrimit të disa marrëveshjeve ndërmjet Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut, në kryeqytetin Lefkoshë të kësaj të fundit.

Deri më sot – vijoi Oktay – Turqia ka dërguar 40.000 doza të vaksinës antiCOVID dhe ka siguruar furnizime mjekësore e ndihma ushqimore me vlerë 15,5 milion lira turke (2.2 milion dollarë) në RTQV.

“Me lejen e Allahut, sot do të dërgojmë edhe 40.000 doza shtesë të vaksinës antiCOVID”, përfundoi ai.

Rikujtojmë se Turqia ka dërguar në RTQV edhe dy herë të tjera më parë doza të vaksinës “CoronaVac” të prodhuar nga kompania farmaceutike “Sinovac Biotech” e Kinës, përkatësisht 20.000 doza më 14 janar dhe 20.000 të tjera më 28 janar të këtij viti.



Lajme të ngjashme