Këshilli Presidencial për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme diskutoi çështjet e ndryshme rajonale

Këshilli Presidencial për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme dje mbajti një takim nën kryesinë e zëdhënësit të Presidencës dhe njëherësh Kryetarit të Këshillit Ibrahim Kalin.

1581523
Këshilli Presidencial për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme diskutoi çështjet e ndryshme rajonale

Këshilli Presidencial për Sigurinë dhe Politikën e Jashtme dje mbajti një takim nën kryesinë e zëdhënësit të Presidencës dhe njëherësh Kryetarit të Këshillit Ibrahim Kalin.

Takimi i zhvilluar në Kompleksin Presidencial në kryeqytetin Ankara,  diskutoi marrëdhëniet Turqi-Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), zhvillimet e fundit në Libi, Mesdheun Lindor, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian (BE) dhe çështjet aktuale në politikën e jashtme.

Gjatë takimit u diskutuan opsionet e politikave mbi çështjet në agjendën e marrëdhënieve turko-amerikane në periudhën e re.

Duke shprehur kënaqësinë me administratën e përkohshme të caktuar për të shërbyer deri në zgjedhjet në Libi, të cilat priten në fund të vitit, takimi shkëmbeu ide rreth kontributeve të mundshme të Turqisë në procesin e zgjidhjes politike që do të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Libi.

Gjithashtu u vu theksi në angazhimin e Turqisë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj, ndërsa u tha se ajo është në favor të paqes dhe ndarjes së drejtë në Mesdheun Lindor.

Takimi diskutoi gjithashtu rrjedhën e negociatave të vazhdueshme midis Turqisë dhe Greqisë dhe u tha se qëndrimi konstruktiv i Turqisë duhet të gjejë përgjigje.

Në mes tjerash u vu në dukje rëndësia e ndërmarrjes së hapave konkrete për të rritur bashkëpunimin në marrëdhëniet Turqi-BE në përputhje me përparësitë strategjike, vizionin dhe interesat e përbashkët.

Përveç kësaj, një prezantim i titulluar "Studimet Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Turqisë" u bë nga zëvendësministri i Transportit dhe Infrastrukturës Omer Fatih Sayan.

Në prezantim me anëtarët e bordit u ndanë aftësitë mbrojtëse të Turqisë kundër sulmeve të mundshme kibernetike dhe risitë në këtë fushë.

 


Lajme të ngjashme