Meta: Partneriteti strategjik Shqipëri-Turqi, platformë e rëndësishme e përpjekjeve për sigurinë

Në një takim Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se partneriteti strategjik Shqipëri-Turqi mbetet një platformë e rëndësishme e përpjekjeve për sigurinë dhe paqen.

1577493
Meta: Partneriteti strategjik Shqipëri-Turqi, platformë e rëndësishme e përpjekjeve për sigurinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti në një takim Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop, i cili filloi të enjten një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri.

Takimi Meta-Sentop u realizua në ambientet e Presidencës së Shqipërisë dhe në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ndihma e Turqisë për ndërtimin e banesave për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe çështje të tjera.

Siç bën të ditur Presidenca e Shqipërisë, duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të tyre në të ardhmen, Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

“Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe partneriteti strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve të përbashkëta për sigurinë dhe paqen”, u shpreh presidenti shqiptar.

Gjithashtu Presidenti Meta e falënderoi kryeparlamentarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si dhe për angazhimin e Turqisë dhe të Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e njësive të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit.

Kryeparlamentari turk në ditën e parë të vizitës në Shqipëri u takua edhe me homologun Gramoz Ruçi, ndërsa pritet të takohet po ashtu me Kryeministrin Edi Rama.



Lajme të ngjashme